Muriqi fshin Lazion nga rrjetet sociale, po e kërkojnë në Premierligë dhe Turqi

0
263

Vedat Muriqi po largohet nga Lazio ku nuk po arrin të përshtatet. Ai ka bërë vetëm 43 paraqitje me 2 gola të shënuar dhe 2 asiste.

Thashethemet për largim rriten edhe më shumë pasi raportohet se futbollisti shqiptar ka vendosur që mos ta ndjek më Lazion në rrjetet sociale, duke e hequr atë nga ‘Instagram’ dhe ‘Twitter’.

Sipas mediave në Itali, për 27-vjeçarin kanë shprehur interesim shumë klube, disa nga Premierligë e disa nga Turqia.

Përpos Leeds United atë e duan edhe WBA e Hull City.

Muriqin e duan edhe Galatasaray e Fenerbahce.

Leave a Reply