Mohamed Salah e shënon golin e 100-të në Premierligë

0
36

Mohamed Salah është futur në librat e historisë së futbollit anglez, pasi e shënoi golin e 100-të në Premierligë në fitoren e Liverpoolit kundër Leeds United të dielën.

Përfaqësuesi i Egjiptit, i cili po e shkruan historinë me të kuqtë vazhdimisht, e shënoi një tjetër arritje të madhe në karrierë me golin e tij ndaj Leeds në Anfield.

Me këtë rekord, ai i bashkohet disa prej legjendave më të mëdha të Premierligës.

Sulmuesi egjiptian është vetëm lojtari i 30-të që i shënon 100 gol në Premierligë. Vetëm katër futbollistë kanë arritur t’i shënojnë kaq shumë gola në më pak paraqitje se Salah.

Pas ndeshjes, të cilën Liverpooli e fitoi 3:0, trajneri Jurgen Klopp tha për Sky Sport: “Rekordi i Mo është i çmendur”.

Leave a Reply