Marash Kumbulla më pranë Lazio

0
503

Marash Kumbulla avash avash po merr rrugën drejt kryeqytetit italian.

Edhe pse Juventusi dhe sidomos Interi po vazhdojnë të këmbëngulin për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Lazio ka bërë një tjetër hap konkret dhe është më pranë Kumbullas.

Sipas asaj që raporton Il Messagero sëfundmi ka patur një tjetër takim mes Igli Tares dhe presidentit të Veronas Maurizio Setti me bardhekaltrit që kanë ngritur stekën duke ofruar 20 miljonë euro plus kartonin e të riut Andre Anderson. Një ofertë që ka kënaqur drejtuesit e Hellas dhe gjasat janë që Kumbulla sezonin e ardhshëm të luajë në Olimpico të Romës.

Leave a Reply