Malaga refuzon ofertën e parë të Espanyolit për Keidi Baren

0
461

Keidi Bare duhet të shpëtojë Malagan nga kriza ekonomike. Prestigjiozja spanjolle AS shkruan sot se ekipi andaluz e ka nxjerrë në treg futbollistin e Kombëtares Shqiptare, por do ta shesë vetëm nëse vjen oferta e duhur për të. Në fakt, oferta e parë për 22-vjeçarin kuqezi ka mbërritur në zyrat e Malagas, por është refuzuar.

Espanyoli, tashmë i rënë në LaLiga2, ka ofruar më pak se dy milionë euro për kartonin e mesfushorit, shifër e cila nuk është bindëse për drejtuesit e Malagas.

Klubi “La Rosaleda” duhet të rregullojë bilancin, por kurrsesi nuk dëshiron të nxitohet në bisedimet për futbollistin me origjinë nga Lushnja. Bisedimet vazhdojnë e në një të ardhme të afërt palët mund të arrijnë marrëveshjen për kartonin e shqiptarit, i cili kërkohet edhe nga ekipe të tjera spanjolle./SS

Leave a Reply