Lëndimi i Benzemas nuk është serioz

0
285

Karim Benzema doli nga fusha pas vetëm 17 minutave në fitoren 2-0 të Realit si mysafir ndaj Sociedadit të shtunën mbrëma.

Në dukje të parë, lëndimi i Benzemas u duk serioz pasi francezi u ankua për dhimbje pas një tërheqjeje muskulore.

Sidoqoftë, një burim i afërt me klubin ka konfirmuar se lëndimi i francezit nuk duket të jetë serioz, megjithatë ai pritet të humbasë ndeshjen ndaj Interit në mesjavë si dhe është në dyshim ndaj Atleticos, transmeton lajmi.net.

‘Pas një ekzaminimi të parë të Benzemës, shqetësimi i tij muskulor nuk duket shumë serioz. Nesër do të bëhen analizat për të konfirmuar diagnozën. Ai përjashtohet për të martën kundër Interit dhe është në dyshim për derbin’, thuhet sipas këtij burimi.

Leave a Reply