Kosova publikon listën për ndeshjet me Moldavinë e Greqinë, vërehen dy mungesa me peshë

0
495

Kosova do të luajë dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve në fillim të muajit shtator, fillimisht në transfertë ndaj Moldavisë më 3 shtator dhe më pas në Prishtinë ndaj Greqisë, ndërsa trajneri Bernard Challandes ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për këto përballje.

Për takimin e parë në Moldavi, trajneri zviceran do të ketë në dispozicion 22 futbollistë, ndërsa tërheqin vëmendjen mungesat e Vedat Muriqit dhe Edon Zhegrovës, të cilët janë të dëmtuar dhe nuk mund të vihen në dispozicion të Challandes.

Më pas për përballjen me grekët, “Dardanëve” do t’u bashkohen edhe tre futbollistë nga Kosova U21, konkretisht Lirim Kastrati, Florent Muslija dhe Arbenit Xhemajli, të cilët do të pasurojnë organikën në dispozicion të Challandes.

Leave a Reply