Kemal Ademi me kërkesë t’i bashkohet Kosovës

0
376

Mediat në Kosovë kanë shkruar sot se Kemal Ademi ka bërë kërkesë që t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e radhës së saj në kuadër të Ligës së Kombeve. Ademi që ju bashkua Fenerbahces gjatë këtij afati, duke u larguar në Basel dhe ka dy shtetësi (zvicerane dhe gjermane) tani thuhet se dëshiron t’i bashkohet Kosovës. Kryetari i FFK-së, Agim Ademi në një përgjigje për Express ka thënë se “nuk ka diçka konkrete”, në këtë aspekt

Kemal Ademi mund të jetë sulmues i Kosovës për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve që do të zhvillohen në nëntor.

Sulmuesi shtatlartë, që sivjet u transferua në Fenerbahce si zëvendësues i Muriqit, më parë nuk kishte pranuar ftesën e Kosovës, pasi që thuhet se presferon të luajë për zvicrën.

Portali telegrafi.com, në një shkrim kanë shkruar se tanimë Kemal Ademi do t’i bashkohet Kosovës.

Sipas këtij portali, ky është lajmi i mirë që e ka marrë këto ditë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), pasi që FFK edhe më parë ka dashur që të jetë pjesë e Kosovës.

Sipas telegrafit, “sulmuesi e ka kontaktuar presidentin e FFK-së, Agim Ademin duke i thënë se është gati të luajë për Kosovën”.

Por kështu nuk është përgjigjur për Express kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

“Nuk kam diçka konkrete”, ka thënë shkurt në një përgjigje në whatsapp Agim Ademi për Expressin.

Express ka tentuar që të kontaktojë edhe me vetë Kemal Ademin, por telefoni i tij nuk ka pasur qasje, derisa përgjigje nuk ka dhënë as Bajram Shala, menaxher për licensimin e klubeve dhe Kombëtares në FFK.

24-vjeçari ka nënshtetësi gjermane dhe zvicerane, ndërsa ditë më parë deklaroi se i përcjell të gjitha ndeshjet e Kosovës.

Telegraf shkruan se “numri një i federatës, Agim Ademi pritet të takohet me sulmuesin pas ndeshjeve të Kosovës me Slloveninë dhe Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve”.

Kosova momentalisht ka vetëm dy qendër sulmues që janë Vedat Muriqi dhe Atdhe Nuhiu, ndërsa ardhja e mundshme e Kemal Ademit do ta shtonte cilësinë në këtë repart.

Ademi e ka nisur karrierën në akademinë e St Gallen, teksa ka luajtur edhe me të rinjtë e Hoffenheim para se të debutojë në Superligën e Zvicrës me Xamax.

Gjatë edicionit të kaluar me fanellën e Baselit, Ademi zhvilloi 43 ndeshje ku shënoi 15 gola dhe asistoi në gjashtë të tjerë.

Për të ka pasur interesim edhe nga Zvicra dhe Turqia. Ademi posedon pasëportë të Gjermanisë dhe Zvicrës. /GazetaExpress

Leave a Reply