Interi e ka seriozisht për Paul Pogban

0
454

Interi e ka seriozisht për Paul Pogban

Interi është i vendosur t’i sfidojë Juventusin, Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin për blerjen e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, sipas mediave italiane.

Për përfaqësuesin francez përflitet vazhdimisht se do të largohet nga Old Trafford këtë verë, posaçërisht e duke ditur se klubi nuk e shfrytëzoi mundësinë për t’ia zgjatur kontratën atij, transmeton Gazeta Express.

Derisa Juventusi po përpiqet t’i përdorë lojtarët e vet për ta arritur një marrëveshje shkëmbimi për Pogban, Interi është i gatshëm të përdorë para kesh për ta arritur blerjen e tij.

Zikaltrit do të kishin para të mjaftueshme për blerjen e Pogbas nëse PSG-ja dhe Bayern Munich i shfrytëzojnë mundësinë për t’i blerë Mauro Icardin dhe Ivan Perisicin përkatësisht.

Nga shitja e tyre Interi do t’i fitonte 100 milionë euro.

Derisa Pogba do ta pëlqente ribashkimin me Antonio Conten, nuk ka dyshim se ai mbetet i lidhur me Juventusin, pasi mban kontakte të vazhdueshme me ish-bashkëlojtarët dhe e viziton qytetin e Torinos.

Leave a Reply