Fitore e rëndësishme e KBF “Junior 06”

0
107

Basketbollistet e KBF Junior 06 e kanë nisur me fitore stinorin pranveror. Ato, ne kryendeshjen e javës së 8-të, kanë triumfuar ndaj ekekipit AA Kerasan Prishtina me rezultat 63:46.

bredhi

Ndeshja ka nisur me rivalitet të plotë, rivalitet ky që u përcoll gjatë gjithë çerekut të parë. Me shifrat 11:10 përfunduan 10 minutat e para.
Në periudhën e dytë shkëlqeu Agnesa Rrahmani, e cila realizoi hiq më pak se 17 pikë. Kjp bëri që nikoqiret të kaloknë në epërsi të colën sa vinin dhe e shtonin. Me rezultaz 34:24 skuadrat shkuan në pushim.

Në dhjetëminutëshin e tretë përsëri pamë lojë të nivelizuar, ku u shqua Tringa Ukaj e Kerasanit me 13 pike te realizuara vetëm ne këtë pjesë të lojës. Mirëpo, në dhjetëminutëshin e fundit, vashat e trajnerit Ramush Rushiti aplikuan lojë me mbrojtje të fortë, kurse me sulme efikase të Musliut, Rrahmanit, Krasniqit e Çejkut jo vetëm që shkonin sigurt drejt fitores, por eshe e shtuan atë më shumë. Me rezultat 63:46 përfundoi ky ballafaqim.

Për fitoren e ekipt vendës kontributon më të madh e dhanë Agnesa Rrahmani me 33 pikë dhe Dea Çejku me 5 pikë, por me kërcime dyshifror e bllokada të shumta!Ndërkojë, paraqitje të mirë pati edhe Elinda Musliu që u rikthye pas shumë kohësh me 10 pikë, si dhe Yllza Uka, Vesa Krasniqi, Shpresa Hyseni, Merisa Bilalli dhe Nejlla Sagdati.
Për KB Junior 06 kjo ishte fitorja e 6-të në këtë edicion dhe me 14 pikë kalon në pozitën e dytë për të vazhduar betejën për vendin e parë./V.B

Leave a Reply