Fernandinho largohet nga City

0
28

Mesfushori brazilian Fernandinho do të largohet nga Manchester City në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar të martën mediumet angleze.

 Fernandinho do të jetë lojtari i dytë që do të largohet nga skuadra angleze pas Sergio Agueros. Sikurse Aguero, edhe Fernandinho do të largohet si lojtar i lirë pasi kontrata me Cityn i skadon në fund të sezonit.

Fernandinho është i vendosur të largohet nga City pas tetë sezonesh. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2013 kur iu bashkua nga Shakhtar Donetsku dhe me fanellën e ekipit anglez ka fituar tre tituj kampioni në Premier League. Këtë sezon, Fernandinho që është edhe kapiten i Cityt ka regjistruar 26 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë.

Leave a Reply