Drenica – Ballkani ndeshen sot në Skënderaj

0
443
Foto: Arkiva

Drenica e pret Ballkanin sot në Skënderaj.

Kjo është ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit zhvillohet  në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim në ora 13:00.

Liderët e tabelës Ballkani, në rast fitoreje do të shkëputeshin për pesë pikë larg vendit të dytë.

Drenica momentalisht gjendet në pozitën e pestë, ku pas 13 xhirosh ka arritur të grumbullojë 18 pikë, me pesë fitore, tre barazime dhe pesë humbje, kurse Ballkani është lider në tabelën e Superligës së Kosovës, ku deri tani ka zhvilluar 12 xhiro duke arkëtuar 29 pikë, dhe ka regjistruar nëntë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

Leave a Reply