Draxler në shitje, Bayerni kërkon të përfitojë

0
63

Paris Saint Germain ka nevojë për disa shitje që të bëjë një goditje të madhe në merkato. Drejtuesit duan të sakrifikojnë Julian Draxler e më pas të bëjnë blerje, por fantazisti gjerman nuk ka ndërmend të lëvizë, edhe pse interesimi për të nuk mungon.

Bayern i Mynihut dëshiron të afrojë 27-vjeçarin, që ka vetëm një vit kontratë të mbetur, por kërkesa e parizienëve është të paktën 25 milionë euro.

  Bavarezët nuk duan të shpenzojnë kaq shumë për një lojtar që vitin tjetër mund ta marrin falas, ndaj vetëm në ditët e fundit të merkatos mund të arrihet në një akord që kënaq të gjitha palët./SS

Leave a Reply