Coutinho, karta e “egër” e Barcelonës për merkaton

0
309

Udhëtimi i Mateu Alemany në Mançester nuk ishte aspak i qetë. Jo vetëm që u mor me Ferran ose Sterling , ai u ndal edhe në lagjen e United për të pyetur për situatën e Anthony Martial dhe Edinson Cavanit.

Dy sulmues me profil të ndryshëm, por që do të ishin një përforcim i rëndësishëm për frontin sulmues të dobësuar të Blaugranës. Në të gjitha operacionet, sipas ‘Sport’, ka pasur një emërues të përbashkët, Philippe Coutinho.

Braziliani po ofrohet nga Barcelona si mjet pazari, për të ulur kostot e çdo operacioni që ka bërë skuadra Blaugrana.

Deri më tani, as United dhe as City nuk duket se e kanë mirëpritur ofertën, duke preferuar paratë sesa lojtarët . Duket se penalltia nuk e ndryshon këndvështrimin e brazilianit për Xavi-n. 

Leave a Reply