Chelsea nuk e llogarit më, gjermani drejt Barcelonës!

0
83

Timo Werner gjithnjë e më larg Chelsea-t. Paraqitjet e gjermanit që nga momenti la Leipzig për t’u transferuar në Stamford Bridge kanë qenë poshtë pritshmërive me Werner që edhe në momentet që është aktivizuar titullar nga Thomas Tuchel te Chelsea nuk ka lënë shenjë.

Në sfidën e fundit ndaj Manchester United në kampionat, Werner u aktivizua titullar por 3-4 shanset që iu paraqitën gjatë ndeshjes, i shpërdoroi të gjitha.

Werner kërkohet nga Barcelona që synon ta marrë në huazim në merkaton e janarit me Chelsea-n që mund të mos mendohet dy herë për ta larguar, edhe pse shpenzoi 57 milionë euro për ta blerë nga Leipzig në verën e 2020-ës. 

Leave a Reply