Barcelona e mbyll La Ligan me një fitore me goleadë ndaj Alavesit

0
481

Barcelona e mbyll La Ligan me një fitore me goleadë ndaj Alavesit, që me titullin të fituar tashmë nga Reali i vlejti Lionel Messit në garën për golashënuesin më të mirë të kampionatit.

Argjentinasi realizoi 2 nga 5 golat e “blaugranave” (0-5) në këtë transfertë, madje asistoi Ansu Fatin te rrjeta që zhbllokoi sfidën, duke thyer rekordin e Xavi Hernandezit si asistuesi më i mirë në historinë e elitës së futbollit spanjoll brenda një sezoni (21).

Messi e mbyll kështu kampionatin me 25 gola e 21 asiste, por mund ta humbë betejën e golashënuesit më të mirë të La Ligas në këtë sezon, nëse Benzema realizon 5 gola në fushën e Leganes, çka duket e vështirë të ndodhë. Praktikisht “pichichi” i La Ligas, Messi thyen edhe rekordin e ish-sulmuesit të famshëm të Bilbaos, Zarra, që e ka fituar gjashtë herë këtë trofe individual (për Messin do të ishte i shtati).

Sa i përket kronikës së ndeshjes, përveç Messit dhe Ansu Fatit, emrin në listën e golashënuesve të Barçës më këtë takim të fundit e shënuan edhe LuizsSuarez, që realizoi golin e 3-0, si dhe Semedo për rezultatin 4-0.

Kjo humbje e thellë kishte vetëm vlerë statistikore për Alavesin, që e kishte siguruar matematikisht qëndrimin në La Liga me fitoren 1-2 në fushën e Betisit.

Leave a Reply