Armend Xhoxhaj fiton me nokaut ndaj italianit, Maurizio Loviglio

0
444

Të shtunën pasdite, boksier prizrenas, Armend Xhoxhaj, ka shënuar fitoren e radhës me nokaut në boksin profesionist në kategorinë gjysmë të rëndë, kundërshtarin e tij, Maurizio Loviglio.

Xhoxhaj ka qenë dominues në këtë meç, duke mbizotëruar në ring ndaj italianit Loviglio, ndërsa vendimtar ishte raundi i tretë ku pas disa goditjeve të fuqishme të boksierit nga Kosova, italiani Loviglio pësoi nokaut nga i cili edhe u vendos fati i këtij meçi.

Xhoxhaj sërish tregoi performancë të shkëlqyer, dhe me meritë iu gëzua fitores së radhës , ndërsa me këtë triumf ai ka bilanc prej 11 fitoreve e një humbjeje nga 12 meçet e zhvilluara në boksin profesionist.

Leave a Reply