Anglia fiton në frymën e fundit kundër Islandës falë penalltisë së Sterling

0
378

Anglia ka shënuar fitore të mundimshme kundër Islandës.

Islanda nuk arriti të ruante një pikë në përballjen me Anglinë, duke u thyer tek në minutën e 90’ të takimit.

Raheem Sterling fitoi një penallti, të cilën vet e konvertoi në gol, duke goditur në mes të portës.

Një minutë më vonë, Islanda fitoi penalltinë, por Birkir Bjarnason gjuajti mbi portë.

Vlen të përmendet se të dy skuadrat u ndëshkuan me karton të kuq në këtë ndeshje.

Kyle Walker përjashtohej në minutën e 71’, kurse Ingason në minutën e 90’.

Me këtë fitore, Anglia arkëton tri pikë të rëndësishme, për kreun e tabelës së grupit 2 në ligën A. 

Leave a Reply