Allan pritet të largohet nga Napoli për t’iu bashkuar Evertonit

0
429

Në përfundim të këtij stinore, lojtari i Napolit Allan, ka gjasa të largohet nga ekipi për t’iu bashkuar klubit të njohur të Premier Leagues së Anglisë, Everton shkruan 04 Online.

Për shërbimet e 29 vjeçarit ka këmbëngulur trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti.

Deri më tani është klauzola e vendosur nga presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, që nuk e ka zyrtarizuar Allan tek Evertoni, pasi ekipi nga Italia është duke kërkuar 70 milion euro për brazilianin.

Ju kujtojmë se Allan ka luajtur 24 ndeshje për Napolin këtë stinor, kurse kontrata aktuale është e vlefshme deri në verën e vitit 2023./04 Online

Leave a Reply