Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë në komunën e Prizrenit

0
146

Sot në Kuvendin Komunal të komunës së Prizrenit do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë në këtë komunë.

Kryesuesja e kuvendit, Antigona Bytyqi, me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të kuvendit të komunës, ka ftuar të gjithë anëtarët për mbledhjen e jashtëzakonshme e cila do të mbahet në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, nga ora 10:00.

Si rend dite në këtë mbledhje, pra, do të jetë vetëm falja e tatimit në pronë për vitin 2023, deri në shumë 100 euro.

Leave a Reply