“Fitoi skuadra më e mirë”, Guardiola: Po ndjehet presioni, Premier League e jashtëzakonshme

0
241

Momenti i keq që po kalon Manchester City në këto ndeshjet e fundit të Premier League, u konfirmua edhe në transfertën ndaj Aston Villas me të besuarit e trajnerit Pep Guardiola që u dorëzuan dhe pësuan një humbje me shifrat 1-0.

Vendasit ishin gjatë gjithë kohës superior ndaj “The Citizens”, e në deklaratën pas ndeshjes, trajneri Guardiola nuk i kurseu elozhet për kundërshtarin. Spanjolli theksoi se në fund fitoi skuadra më e mirë ndërsa shtoi se lojtarët e tij kanë nisur të ndjejnë presionin prej mungesës së rezultateve.

“Aston Villa ishte skuadra më e mirë në fushë, zhvilluan një ndeshje fantastike. Kishim shumë vështirësi për të aplikuar futbollin tonë, ndërsa nuk mundëm të ishim agresivë prapavijë. Padyshim që fitoi skuadra më e mirë. Vuajtëm shumë në pjesën e parë, diçka më ndryshe në të dytën.

Por, na mungoi saktësia në metrat e fundit, nuk kishim kualitet në pasimet pranë zonës kundërshtare. Aston Villa është një skuadër shumë fizike, ishin gjatë gjithë kohës duke ushtruar presion. Janë shumë të organizuar dhe është e vështirë të gjesh hapësira në prapavijë.

Fakti që nuk kemi fituar në ndeshjet e fundit ka shtuar disi presionin, por kjo është Premier League. Shumë skuadra në këtë kampionat janë të jashtëzakonshme. Tani duhet të kthejmë vëmendjen nga ndeshja e radhës me Luton. Duhet të fitojmë, ne e njohim mirë kualitetin që zotërojmë. Duhet të kthehemi në atë nivel dhe të fiojmë ndeshjet”, u shpreh Guardiola.

Për Manchester City kjo është hera e parë që nga periudha mars-prill e vitit 2017 që koleksionojnë katër ndeshje radhazi pa fitore në Premier League./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here