Si është radha e saktë e produkteve që vendosim në fytyrë

0
431

Kujdesi ndaj lëkurës është qindra herë më i rëndësishëm sesa një make up i realizuar mrekullisht bukur. Teksa ndërgjegjësohemi çdo ditë e më shumë për këtë dhe përpiqemi për më të mirën e fytyrës sonë, gjatë rrugës bëjmë gabime!

Një nga më kryesoret është zbatimi i këshillave të këqija dhe si rrjedhojë i përdoni ose kombinoni keq produktet tuaja. 

E keni pyetur ndonjëherë veten sesi është rendi i duhur i përdorimit të produkteve? Çfarë duhet të vini në fillim dhe çfarë në fund? Mos po përdorni më shumë produkte nga ç’ju duhen sepse nëse është kështu ka gjasa thjesht ta përkeqësoni lëkurën. Çfarë vendoset në fillim: serumi apo toniku? Vaji apo hidratanti?

Radhën e saktë, e gjeni këtu:

Gjatë ditës:

1. Larësi 

2. Toniku

3. Serumi

4. Kremi i syve

5. Kremi trajtues i shenjave

6. Hidratuesi

7. Vaji i fytyrës

8. Kremi i diellit

Gjatë natës:

1. Larësi 

2. Toniku

3. Serumi

4. Kremi i syve

5. Kremi trajtues i shenjave

6. Hidratuesi

7. Retinol

8. Vaji i fytyrës.

Leave a Reply