Pak kohë para martesës, aktorët e njohur turk i japin fund lidhjes

0
51

Bige Onal, aktorja e njohur me rolin e Selinit në serialin “Dashuria është në ajër”, i ka dhënë fund pak kohë më parë lidhjes së gjatë të dashurisë me aktorin e njohur Aras Bulut Iynemli.

Lajmet për çiftin e njohur të aktorëve qarkullonin prej kohësh në mediat turke, madje disa muaj më parë u mësua se ata së shpejti do ta kurorëzonin në martesë lidhjen e tyre të gjatë.

Ndarja e shumëkomentuar e showbiz-it, në fakt i ka mërzitur shumë fansat e artistëve, ama kjo nuk ka penguar asnjërin që të vijojë karrierën artistike me projekte të reja.

Sipas lajmeve të fundit, Bige Onal dhe Aras Bulut ?ymenli, të cilët kishin bashkë që nga viti 2015, po prisnin të martoheshin, vendosën krejt papritur t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Edhe pse askush nga aktorët nuk ka deklaruar publikisht arsyen e vërtetë, duket se lajmi si fillim ka dalë nga Bige Onal. Pas suksesit që pati me rolin e Selinit në “Dashuria është në ajër”, por edhe projekteve të tjera që do të realizojë së shpejti, aktorja kishte dëshirë të lidhte kurorë, por partneri i saj nuk ishte ende gati. 

Aras Bulut ?ymenli, i njohur për rolin në serialin e famshëm “Çukur” (i cili ka nisur transmetimin e serive të reja), thjesht është pajtuar me vendimin e “Selinit” për ndarjen.

Ndarja e Aras Bulut ?ynemli dhe Bige Unal është komentuar së fundi edhe në ‘Snob Magazine’, burimet e së cilës kanë zbuluar edhe arsyen pse mori fund lidhja e dashurisë.

Thuhet se Bige (Selini) ishte në pritje të propozimit për martesë: “Onal donte të martohej, por Iynemli refuzoi duke thënë se” është shumë herët”. Kjo përgjigje prishi raportin e tyre të gjatë dhe bëri që “Selin” të merrte vendimin e prerë”, – shkruan revista, e cila shton se “shumica prej nesh i fillon lidhjet romantike me ëndrra të mëdha, por pas një kohe, interesi për personin që duam fillon të ulet dhe romanca e ditëve të para të marrëdhënies fillon të zhduket. Ky ndryshim midis fakteve dhe pritjeve në një marrëdhënie të gjatë çon deri te lodhja emocionale dhe mendore. Ndoshta edhe kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes së Iynemli dhe Onal”.

Aktorja nuk mundi të merrte propozimin që priste, ndaj edhe i dha fund historisë së dashurisë, e cila, nga sa duket, nga partneri nuk ishte parë me të njëjtin seriozitet sa vetë ajo.

Rrjetet sociale vijojnë të shkruajnë për Aras Bulut Iynemli dhe Bige Onal.

Leave a Reply