Më i dëgjuari nga këngëtarët shqiptarë! Mozzik nuk bie nga ‘froni’

0
492

Mozzik ka publikuar tre projekte këtë verë dhe ne nuk dimë cilën prej tyre të dëgjojmë më parë.

“Madonna”, “PP” dhe “Baby” kanë thyer rrjetin këto ditë dhe janë kthyer padyshim në hitet e verës, ndërsa Mozzik në artistin më të dëgjuar.

Sipas statistikave të “Billboard Albania”, reperi ka rezultuar për të katërtën javë radhazi më i dëgjuari nga këngëtarët shqiptarë.

Klipet e tij kanë thyer rekorde klikimesh në rrjet dhe reperi sigurisht që është krenar për këtë sukses, ndërsa lajmin e bukur e ka ripostuar vetë në InstaStory.

Instastory- Mozzik

Që nga ndarja e tij me Loredanën, Mozzik nga ka ndaluar së prodhuari hite muzikore që kanë rezultuar tepër të suksesshme.

Leave a Reply