Këngëtarja e famshme serbe Edita: Jam shqiptare, babai im është nga Kosova

0
423

Këngëtarja Edita me një famë të madhe në Serbi pohoi në një intervistë në “Abc e Pasdites” se është krenare të pranoi origjinën e saj shqiptare.

Edita pohoi se është me origjinë shqiptare , babai i saj është nga Kosova ndërsa nëna gjysmë egjiptiane. Këngëtarja tregoi se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, por po mendon të vijë sapo të rregullohet situata nga Covid.

“Po, unë kam lindur dhe jam rritur në Serbi dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria, artistë dhe aktorë”, tha Edita.

E pyetur nëse kishte kosto pranimi i origjinës shqiptare, ajo tha: “Jo, nuk kisha ndonjë problem, të paktën deri më tani dhe shpresoj e besoj që nuk do të kem as në të ardhmen sepse unë jam një artiste në mendjen dhe në trurin tim. Njerëzit më duan dhe unë i dua”.

Leave a Reply