Edhe pse të ndarë, Nora nuk e kurseu këtë gjest të bukur për Robert Berishën

0
456

Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të paktat çifte të ndara në paqe dhe marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili!

Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës, Renee, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.

Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here, shkruan Gazeta Express.

Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij maksimale, ndërsa diçka të tillë e ka bërë edhe Nora.

Duke qenë se ish-partneri i saj do të nisë një emision të ri të titulluar “Robi plaket kur don vet”, këngëtarja e ka shpërndarë njoftimin në llogarinë e saj në Instagram./Gazeta Express/

Leave a Reply