Bebe Rexha u jep ndjekësave mesazhin motivues: Mbajeni kokën lart, zemra juaj po e kalon këtë

0
261

Këngëtarja e hitit “Say my name”, Bebe Rexha ka ndarë së fundmi një video ku flet për shëndetin mendor në llogarinë e sj në Instagram. Ajo shfaqet me rroba shtëpie dhe pa makijazh por me një mesazh të fuqishëm.

Ndër të tjera ylli ndërkombëtar i muzikës tha:

“Hej, mos mendo në çfarë po kalon, asgjë për të cilën nuk flet. Zemra juaj po merret me të për javë, muaj apo edhe vite, dhe ju bën të shqetësuar, të dëshpëruar, të vetmuar ose të irrituar. Ti po e kalon këtë, sepse ti gjithmonë e bën, kështu që mbaje kokën lart, merr frymë thellë dhe kalo një ditë të bukur”.

Bebe ka bërë dhe më parë deklarata të tilla, ku ka pohuar çrregullimet me humorin, bipolaritetin dhe se është kuruar kundër depresionit dhe ankthit.

Ajo ka përdorur shpesh dhe krijmtarinë e saj muzikore për të trajtuar fenomenin. Shumë nga këngët e saj, kanë pikërisht temën e shëndetit mendor dhe një nga hitet më të mëdha në karrierën e saj “I’m a mess”, fliste pikërisht për këtë çështje.

Ndërkohë, për sa i përket muzikë, Rexha është në prag të lançimit të albumit të dytë në karrierën e saj, i cili do të jetë i gatshëm për fansat brenda pak muajve.

Leave a Reply