Ri-infeksioni me koronavirus konfirmohet te deri në dhjetë pacientë

0
93

Në botë flitet për raste të “izoluara” të ri-infektimit me koronavirus, por në fakt ka shumë pak pacientë të tillë në të gjithë botën. Maksimumi prej dhjetë rastesh të ri-infektimit me SARS-CoV-2 janë konfirmuar deri më tani, tha drejtoresha e Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen e Pacientëve në Rusi, Anna Popova. Ajo thotë se mbledhja e statistikave është duke vazhduar dhe se deri më tani janë konfirmuar maksimumi 10 raste të besueshme të ri-infektimit me koronavirusin e ri, shkruan Panacea.mk.

Sipas saj, këta janë pacientë që vuajnë nga mungesa e imunitetit, gjendje të ndryshme në të cilat sistemi imunitar nuk funksionon si duhet, për shkak të të cilave infeksionet janë më të shpeshta dhe më shpesh përsëritën.

Sipas të dhënave më të fundit, 33.4 milion njerëz në mbarë botën kanë qenë të infektuar me koronavirus deri më tani, ndërsa si pasojë e COVID-19 kanë vdekur mbi një milion pacientë.

Leave a Reply