Pomada me hudhër, si ta përgatisni dhe përdorni kundër sëmundjeve

0
25

Reputacioni i hudhrës kundër sëmundjeve është i pranuar gjërësisht nga shkencëtarët dhe ekspertët e mjekësisë alternative. Ajo njihet si një antibiotik natyral dhe është e dobishme kundër infeksioneve bakteriale dhe virozave.

Një mënyrë tjetër për të shfrytëzuar avantazhet e hudhrës për shëndetin është përgatitja e një pomade speciale. Kjo pomadë është e dobishme nëse stomaku nuk ua lejon konsumin e hudhrës nga goja ose për njerëzit që nuk e durojnë shijen apo aromën e saj.

Si të përgatisni pomadën e hudhrës

Përbërësit
2 ose 3 thelpinj hudhër;

Një napë pambuku të pastër;

Ujë të ngrohtë;

Vaj ulliri

Përgatitja
Shtypni thelpinjtë e hudhrës në një havanë deri sa të përfitoni një masë të lëngshme e të butë. Hapni napën e madhe prej pambuku dhe paloseni në dy shtresa. Vendosini hudhrat e shtypura në mes të napës dhe mbështilleni atë në formën e një byreku trekëndor ose drejtkëndor. Më pas napën me hudhër vendoseni në tasin e mbushur me ujë të ngrohtë dhe mbajeni për disa sekonda. Shtrydheni ujin e tepërt.

Para përdorimit të pomadës në napë (që zakonisht vendoset në shputën e këmbëve ose në kraharor) lyejeni zonën me pak vaj ulliri për ta mbrojtur lëkurën nga një irritim i mundshëm.

Kur duhet përdorur pomada e hudhrës
Kjo pomadë përdoret kundër shumë sëmundjeve, sidomos kur prekeni nga gripi ose e ftohura.

Një sasi e vogël e saj mund të përdoret edhe në plagët e lëkurës ose pranë veshit kur keni infeksion. Ajo rekomandohet të vendoset në zonat specifike të trupit që janë të prekura nga infeksioni. Për shembull, nëse keni kollë dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, pomadën e vendosur në napë mund ta mbani në kraharor. Napa me pomadë duhet mbajtur në lëkurë për 2 minuta dhe më pas duhet zhvendosur ose aplikuar sërish më vonë.

Nëse keni mundësi ta zhvendosni, mund ta mbani napën për 2 minuta në kraharor, më pas në këmbë dhe më pas në shpinë. Në rastin e fëmijëve, napa me pomadë nuk duhet mbajtur më shumë se 60 sekonda. Për ripërdorimin e saj, mjafton ta fusni sërish në ujë të ngrohtë. Nëse e vendosni në shputën e këmbës, këshillohet që të përdorni një fashë që ajo të mos lëvizë.

Kujdes
Hudhra mund të shkaktojë irritim të lëkurës.

Nëse vëreni acarim të saj pas vendosjes së pomadës, hiqeni napën menjëherë.

Leave a Reply