Dietë interesante, humbni 7 kilogramë brenda javës

0
429

Vitet e fundit janë publikuar dieta të shumta për humbje të peshës. Një nga më efektivet është dieta e “General Motors” që është shndërruar në një hit.

Me këtë dietë ju do të humbisni 7 kilogramë brenda javës, transmeton Indeksonline.

-Ditën e parë të dietës duhet të hani vetëm fruta, por vetëm ato me bazë ujin. Kështu, bananet janë rreptësisht të ndaluara dhe më të rekomanduara janë shalqiri dhe pjepri.

-Ditën e dytë duhet të hani vetëm perime të ziera apo të pjekura. Frutat janë të ndaluara. Fillojeni ditën me patate të pjekura në mënyrë që të rifitoni karbohidrate.

-Ditën e tretë kombinoni frutat me perimet, por shmangni patatet dhe bananet.

-Në ditën e katërt lejohet të hani fruta, perime dhe qumësht (jo më shumë se 2 banane në ditë.)

-Në ditën e pestë hani mish viçi, pule ose peshk me patate të pjekura. Gjatë kësaj dite rekomandohet të pini 10 deri në 12 gota ujë.

-Në ditën e gjashtë konsumoni mish viçi me perime.

-Niseni ditën e shtatë me oriz integral dhe një gotë lëng frutash. Në pjesën tjetër të ditës mund të hani sa më shumë fruta dhe perime.

Leave a Reply