Shaqir Totaj viziton rrugët e dëmtuara në Lagjen e Trimave, i siguron banorët për rregullim në ditët e para të qeverisjes së PDK-së

0
474

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit,  z. Shaqir Totaj së bashku me kandidatët për kuvendarë nga Lagjja e Trimave, vizituan rrugët e shkatërruara në këtë lagje, në të cilat ka ngecur puna më shumë se një vit më parë.

Gjatë vizitës, z. Totaj me bashkëpunëtorët takuan shumë qytetarë të mllefosur, të irrituar dhe të lodhur nga pluhuri, papastërtia, gropat e rreziku i kanaleve të hapura.

Totaj shprehu shqetësimin e tij për këtë gjendje të mjerueshme dhe u zotua  se me qeverisjen e PDK-së, nevojat esenciale të qytetarëve do të jenë prioritet.

“E kam vizituar edhe më herët këtë rrugë dhe u njoha nga afër me shqetësimet e banorëve për këtë situatë shumë të rënduar të infrastrukturës rrugore. Ka muaj të tërë që nga këto rrugë janë larguar kubëzat prej komunës dhe nuk është bërë asgjë. Shumë pluhur gjatë verës dhe baltë kur bie shie, ndërkohë që edhe trafiku është rënduar shumë. Ky është një turp që nuk do shumë koment.  Solidarizohem shumë me banorët , dhe jam këtu me kandidatët për asamble që të zotohemi se infrastruktura, rrugë të kalueshme, uji pijes, largimi i mbeturinave janë prioritetet tona” ka thënë Totaj. 

Edhe banorët u shprehën të mllefosuar duke akuzuar Komunën e Prizrenit për neglizhencë, papërgjegjësi dhe degradim të kësaj pjese.

Leave a Reply