Për dezinfektimin e shtëpive kundër Covid-19 zgjidhje ju ofron “Eko Pastrimi”

0
519

Dezinfektimi është një proces kompleks, i cili si shërbim për tu realizuar kërkon njerëz të përgatitur mirë e profesionistë.

Kompania për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim “Eko Pastrimi” me seli në Suharekë që nga themelimi i saj ka treguar një punë shumë të suksesshme e profesionale.

Maqineritë për realizimin e dezinfektimit e dezinsektimit i posedon profesionale, ndërsa produktet që i përdor janë të kualiteti të lartë dhe vijnë nga Gjermania.

Për momentin kjo kompani të gjithë punëtorët i ka të trajnuar dhe të certifikuar sipas standarteve evropiane.
Në kohën kur janë rritur rastet e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, “Eko Pastrimi” ofron zgjidhje familjeve që kanë të infektuar nga virusi, pasi përdorë preparate me efekt kundër Covid të prodhuara në Gjermani. Këto preparate janë ekologjike dhe me efikasitet të lartë për luftimin e Covid-19.

“Eko Pastrimi” deri më tani ka arritur që të kryej shërbime të dezinfektimit, dezinsektimit dhe dertaizimit në tërë vendin, duke përfshirë institucione publike e private, shkolla, universitete, kolegje, ambulanta private, spitale, QKUK, biznese private, çerdhe, furra të bukës, restaurante, hotele, fabrika, shtëpi private, zyre të bizneseve, dhe jo vetëm. Si rrjedhojë, për pjesën e mbetur të gushtit dhe tërë muajin shtator “Eko Pastrimi” vjen me oferta 30% më lirë për shkollat, universitetet, institucionet publike e private, furrat, restaurantet, hotelet, fabrikat, bizneset dhe çerdhet.
Për më shumë mund të kontaktoni në këta numra të telefonit: 044/880-990 dhe 045/661-343.

Leave a Reply