MF-ja liron përfituesit e skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt për evidencë

0
362

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë sot vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim.

Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.

Leave a Reply