Shala: Tani më shumë se kurrë, Prizreni ka nevojë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

0
457

Kandidati i LVV-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Vetim Shala, ka thënë se Prizreni ka nevojë për LVV-në, dhe LVV-ja ka nevojë për Prizrenin.

Shala thotë se më 17 tetor fuqishëm duhet të e rikonfirmojmë fitoren e LVV-së dhe kandidatit për kryetar, Mytaher Haskuka.

Postimi i plotë:

KANDIDAT PËR ASAMBLE KOMUNALE
Nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale e zyrtarizuam sot. Frymën e ndryshimit të madh që u bë në zgjedhjet nacionale me 14 shkurt kemi nevojë ta vazhdojmë dhe finalizojmë me 17 tetor. Tani më shumë se kurrë, Prizreni ka nevojë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nevojë për Prizrenin.
Në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor, FUQISHËM duhet të e rikonfirmojmë fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryetarit aktual dhe të ardhshëm të qytetit të Prizrenit, profesor Mytaher Haskuka.
Mirëpo, për ti prirë ndryshimit të madh patjetër se duhet të e kemi edhe numrin më të madh të asambleistëve në Asamblenë Komunale. Përmbushja e premtimeve elektorale duhet ta ketë vulën e asambleistëve tanë. Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Andaj, të punojmë fort, të angazhohemi secili prej neve që këtë mandat qeverisës, përveç fitores për të parin e komunës, ta kemi edhe fitoren për numrin më të madh të asambleistëve në Kuvendin e Prizrenit. Ne kemi nevojë për kryetarin, kryetari ka nevojë për neve, sepse Prizreni ka nevojë për të gjithë NE!
Tani më shumë për Prizrenin❤
Na priftë e mbara!

LëvizjaVetëvendosje144

MytaherHaskuka

VetimShala16

17tetor

Leave a Reply