Selimi: Qytetarët e kanë kuptuar se çfarë qeverie të dobët kemi

0
385

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhim të dobët me pandeminë koronavirus, pas rritjes së numrit të vdekjeve dhe infeksioneve të reja në nivel vendi.

Selimi tha se nuk është vetëm Covid-19 që të na tregojë se çfarë qeverie të dobët kemi.

“Qytetarët e kanë kuptuar me kohë”

Pas rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve me Covid-19, qeveria sot vendosi për rikthimin e disa masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.

Sipas tij do të ketë kufizime edhe pothuajse të gjitha sektorëve, përfshirë edhe gastronominë, ku do të lejohet puna e ambienteve të jashtme apo tarracave si dhe shërbimi “Take Away” apo merre me veti, nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 21:00.

Para pak momentesh Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e reja.

Sipas IKSHPK-së janë regjistruar edhe 152 raste të reja në Kosovë.

Leave a Reply