Sara Hoxha konfirmoi se Romeo do të jetë banor në BBV3?

0
204

Gjatë bisedës në ”Më lër të flas”, Sara Hoxha duket se dha indikacione se një prej personazheve të “BBV3” do të jetë dhe Romeo Veshaj.

“Personazhet do të jenë shumë të njohur, ndoshta dhe ti Donald do kesh të njohur aty”, i tha Sara Donaldit, ndërsa Donaldi duke qeshur ia ktheu: “Po mbase njoh ndonjë nga ata”.

Gjithashtu edhe kur po flisnin për ndryshimin e shtëpisë dhe ambienteve, Sara iu drejtua Romeos duke i thënë: “Pishina do të jetë me ngrohje Romeo…”

Prej kohësh përflitet se Romeo mund të jetë një prej banorëve, por ai dhe as produksioni nuk ka konfirmuar asgjë.

Kujtojmë se deri tani vetëm këngëtari Bardhi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në “BBV3” gjatë një koncerti të tij, si dhe aktorja e humorit Cubi Metka.

Leave a Reply