Kanalet shqip u hoqën nga “Kujtesa”, “Digitalb” mbyll të gjitha spekulimet: Jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha platformat televizive në Kosovë

0
237

Heqja e kanaleve shqip të “Digitalb” e “SuperSport” dhe atyre kombëtare Top Channel e TV Klan nga platforma kosovare “Kujtesa”, dhe zëvendësimi i tyre me kanale në gjuhen serbe e turke, ka nxitur reagimin edhe të platformës televizive nga Shqipëria, “Digitalb”. 

Veprimi i platformës “Kujtesa” ka ndikuar edhe tek platformat tjera televizive në Kosovë, të cilat nga 1 janari 2024 kanë ndërprerë sinjalin e kanaleve shqip të “Digitalb”, “SuperSport”, Top Channel e TV Klan.

Në reagimin e “Digitalb” platforma televizive shqiptare ka sqaruar se nisur nga spekulimet e ditëve të fundit, “DigitAlb deklaron se është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejt të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë qe i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje”.

Leave a Reply