Cameron: Banjska të mos përsëritet, duhet ta luftojmë nëse ndodh sërish

0
131

Sekretari për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameroon, ka vizatuar trupat britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Në një deklaratë për Associated Press nga një vizitë që u ka bërë ushtarëve britanikë të KFOR-it në Kosovë, Cameron e ka quajtur shumë shqetësues sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Ai ka thënë se Britania e Madhe ndihmon Kosovën me të drejtë në përpjekjet e saj për stabilitet, siguri e prosperitet.

“Ajo që ka ndodhur në shtator mendoj se ishte ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që ta parandalojmë dhe ta luftojmë nëse ndodh sërish. Kosova është shtet i pavarur, sovran që do stabilitet, siguri dhe prosperitet. Britania po ndihmon në të gjitha këto dhe ajo që ne po bëjmë është e drejtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, stabiliteti dhe siguria në Ballkan, ndalimi i atyre që duan të shkaktojnë trazira dhe probleme, janë interesa direkte kombëtare të Britanisë së Madhe.

Cameron ka thënë se pikërisht këto janë arsyet pse ka qëndruar në Kosovë për ta ritheksuar qëndrimin e Britanisë së Madhe se Kosova “si shtet i pavarur meriton përkrahjen tonë drejt sigurisë e suksesit”.

Leave a Reply