Salidin Rama shpallet më i miri i U-14 nga Federata e Tenisit të Kosovës për vitin 2021

0
586

Federata e Tenisit të Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit 2021 për kategori të ndryshme në këtë sport.

Në mesin e më të mirëve të vitit që lam pas është edhe talenti nga Prizreni, Salidin Rama, i cili është shpallur më i miri i grupmoshave U-14, shkruan 04 Online.

“Është përmbyllur Ceremonia e Laureatëve 2021, në të cilën u shpërblyen më të mirët e vitit 2021 nga Federata e Tenisit e Kosovës. Mirënjohje u ndan për institucionet dhe sponsorët e FTK-së të cilët janë shtyllë e saj duke mos përjashtuar edhe individë, media e gazetarë, fotografë të cilët kanë kontribuar në promovimin e sportit të tenisit në Kosovë.
Çmimi kryesorë ‘Tenistë të vitit 2021’ i takoi tenistëve Aja Broqit🏆 dhe Meldin Mustafit🏆, përderisa ‘Klubi i Vitit 2021’ u shpall KT Peja, ‘Trajner i Vitit 2021’ Kreshnik Arifi dhe ‘Gjyqtar i Vitit 2021’ Genis Nallbani.
Urime të gjithëve dhe suksese!
Faleminderit të gjithëve që ishit prezent!
Listën e plotë të gjitha çmimeve e gjeni më poshtë:
🔴Bora Uka- ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Kuq
🔴Kenza Bushati- ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Kuq
🔴Eden Lota- ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Kuq
🔴Eli Duraku – ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Kuq
🟠Hana Veseli- ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Portokalltë
🟠Reina Selmanaj- ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Portokalltë
🟠Amela Sina- ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Portokalltë
🟠Shend Hoxha- ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Portokalltë
🟠Morihej Duraku- ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Portokalltë
🟠Heron Ajeti- ‘Shpresë e Vitit 2021’, Topi i Portokalltë
🎾Learta Muharremi- ‘Tenistja e Vitit 2021’, Grupmosha U12
🎾Ervin Doli- ‘Tenisti i Vitit 2021’, Grupmosha U12
🎾Unik Ramadani- ‘Tenisti i Vitit 2021’, Grupmosha U12
🎾 Altea Hajrizi- ‘Tenistja e Vitit 2021’, Grupmosha U14
🎾Salidin Rama – ‘Tenisti i Vitit 2021’, Grupmosha U14
🎾Aja Broqi- ‘Tenistja e Vitit 2021’, Grupmosha U16
🎾Melos Nallbani- ‘Tenisti i Vitit 2021’, Grupmosha U16
🎾Aja Broqi- ‘Tenistja e Vitit 2021’, Grupmosha U18
🎾 Melos Nallbani- ‘Tenisti i Vitit 2021’, Grupmosha U18
🎾Vesa Gjinaj – ‘Tenistja më e mirë në arenën ndërkombëtare’
🎾Slobodan Petrovic- ‘Tenisti më i mirë’, Kategoria 35+
🏆Aja Broqi – ‘Tenistja e Vitit 2021’
🏆Meldin Mustafi- ‘Tenisti i Vitit 2021’
➡️KT Peja- ‘Klubi i Vitit 2021’
➡️Kreshnik Arifi- ‘Trajneri i Vitit 2021’
➡️Genis Nallbani- ‘Gjyqtari i Vitit 2021’
➡️Kosova Open 2021, J5 Peja- ‘Turneu i Vitit 2021’
🎾Izedin Zeka- ‘Çmim për shpërbim ndaj sportit’
🎾Arsim Haxhishabani- ‘Çmim për shërbim ndaj sportit’
• Abdullah Zymberi- ‘Çmimi Post-Mortem’
• Kujtim Rrahmani- ‘Çmimi Post-Mortem’
• Faton Islami- ‘Çmimi Post-Mortem’
• Arben Zeka- ‘Çmimi Post-Mortem’
• Bekim Bunjaku- ‘Çmimi Post-Mortem'”, thuhet në njoftimin e FTK-së./04 Online

Leave a Reply