Rreth 90 mijë qytetarë janë vaksinuar për katër ditë në Kosovë

0
352
Foto: Arkiva

Numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 që nga dita e martë deri të premten është 86,625.

Sipas raportit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për rastet me koronavirus dhe numrin e të vaksinuarve, përgjatë së premtes janë marrë 22.245 doza të vaksinës për imunizimin ndaj Covid-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës”, bëhet me dije në raportin 24-orësh të përpiluar nga IKSHPK’ja.
Po ashtu, dita e premte shënon rekord të numrit të të vaksinuarve që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, deri të premten 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë
Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të masave të reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, ka mundësuar vaksinimin edhe përgjatë të shtunave./FrontOnline

Leave a Reply