Dy vjedhje brenda një nate në Studençan të Suharekës

0
369
Foto: Ilustrim

Në fashitin Studençan të Suharekës është raportuar për dy raste vjedhjesh të enjten në mbrëmje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë në njërën shtëpi hajnat kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, sasi ari, një llap-top dhe një Ipad.

Ndërkaq në shtëpinë tjetër është raportuar për vjedhje të një sasie të konsiderueshme parash dhe ari.

Njësitet policore janë duke hetuar rastet.

Leave a Reply