Roli (ç)edukativ i klubeve sportive!

0
584

Klubet e sportive të ndryshme kanë rol të rëndësishëm në orientimin dhe përcaktimin e fatit të një të riu sportëdashës.

Klubet duhet të ofrojn proçese edukativo-sportive të programuara konformë standardeve më të avancuara bashkohore të secili sport.
Këto klube cilado qofshin ato: basketbolli, futbolli, hendbolli, volejbolli, sporteve luftarake, tenisi, pingpongu, skijimi etj., nuk mund të ofrojn vetëm njohjen dhe mësimin e lojës teknikisht dhe taktikisht por edhe edukimin sportiv, përmes formësimit psiko-social të personalitetit të individit.

Jo rrall here kemi vërejt sjellje jo sportive dhe arroganc të nivelit qesharak nëpër arenat e sporteve sipasoj e edukimit jo adekuat sportiv!
Shumë sportist të sporteve të ndryshme, në momentin kur dalin në sipërfaqe në mesin e moshatarëve të vet, fillojn krekosjen dhe imitimin e idoleve të tyre duke u sjellë sikur yje në shtëpi,rrug,shkollë e kudo!?

Më e keqja është se ata me këtë sjellje heqin dorë edhe nga proçesi edukativo- arsimor duke humbë mësimin në shumë orë, here për pjesëmarrje në gara si e arsyeshme dhe pastaj edhe pa ndonjë arsye, thjesht duke menduar se ata më po maltretohen me këtë gjë të panevojshme sepse profesioni i tyre vetëm se është përcaktu dhe e kan arrit kulminacionin me talentin e tyre në sportin e preferuar.

Ky mashtrim apo vetmashtrim vije nga roli i klubeve dhe trajnerëve të tyre, që për të fitu ndonjë lig komunale, rajonale ose edhe republikane dhe për ta nxjerr ndonjë sukses personal ju rrisin “Famen”këtyre adoleshentëve duke i shfrytëzu për interesa të vogla. Gjithashtu edhe mos seleksionimi adekuat dhe në kohën e duhur është një mëkat dhe mashtrim që ju bëhet të rinjëve për vite me radhë, pra duke u mundu me pas numër më të madh nëpër klube që të përfitohet materialisht dëmtohen prindërit dhe mashtrohen fëmijët. Gjithsesi nuk duhet të abstenohet roli i prindit, por nivelin i arritjes në sport nuk përcaktohet nga ata por nga trajnerët dhe klubet.

Prindi është humbesi mē i madh në ketë tragjedi,sepse investon financiarisht nga mosha 6,7 vjeçare e deri në moshën 18,19 vjeçare dhe në fund humbet edhe shkollimin e fëmijës edhe profesionizmin sportiv…! Askush nuk jep llogari për 20 vite me radhë!? Kjo forme quhet abuzim me të rinjë!.

Kjo është e dhimbëshme,sepse kur analizohet pse ka ardh deri te ajo që ligat tona të vërshohen nga lojtarë te huaj, sidomos vendeve fqinje vie në pikpytje edhe afrimin e mësimit tekniko-taktik të sporteve.
Prandaj duhet te kuptohet se edhe nëse jeni kampion i komunes,regjionit apo shtetit të Kosovës në cilin do sport përveç xhudos, nuk arrini nivelin e profesionizmit dhe se hjekja dorë nga shkollimi është një rrezik serioz i mbetjes edhe pa profesion dhe pa edukim të mirëfillt në të ardhmen.
Ky është një shqetësim serioz i cili duhet të trajtohet dhe të parandalohet në mënyr që të rinjët tan të mos ken fatin e shumë sportistëve të cilet sot kan probleme me sigurimin e mirëqenjes si pasoj e këtyre gabimeve. Fatëmirësisht jo të gjithë ata të rinjë që merren me sport janë viktim e kësaj qasje joadekuate nga klubet, por një mas e konsiderueshme po!

Është koha që institucionet relevante të ndikojn që të formohet bashkëpunimi i mirëfilltë prind- klub-shkollë, si dhe klubet të bëjn seleksionimin në kohën e parapar ,dhe të përmirësohet kjo gjendje e rrezikshme për të rinjët që janë e ardhmja jonë e përbashkët.

Shkruan: Naif JAHAJ – Master i Edukimit Sportiv

Leave a Reply