Rikthimi i bujshëm i Xhani Shqerrës, prezantuesi i njohur do të jetë bashkëshoqërues i Almeda Abazit në Festivalin e RTSH?

0
150

Edhe pse na ndajnë disa muaj nga “Festivali i Këngës” në RTSH, eventi më i rëndësishëm muzikor në vend, shkolla e madhe nga e cila kanë dalë emra të jashtëzakonshëm të artit shqiptar, teleshikuesit janë kureshtarë të dinë se çfarë pritet të shpalosë sivjet. Ashtu si në vitet e shkuara, edhe ky edicion do të sjellë magji, emocione dhe risi që lidhen jo vetëm me artistët pjesëmarrës, por edhe me organizimin, duke filluar që nga skena te emrat BIG që do u besohet prezantimi.

Deri më tani në portale është shkruar që bukuroshja Almeda Abazi do të marrë timonin e prezantimit të Fest ’62, por nuk do të jetë vetëm. Së fundmi “Class” ka zbuluar se krah saj mund të ngjitet në skenë, Xhani Shqerra. Deri më tani nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar, por shpresojmë që ky lajm të jetë i vërtetë pasi ky festival ka nevojë për sharmin, elegancën dhe elokuencën e tij.

Djali lartë i “Living” është një personazh shumë i dashur për lexuesit tanë, si dhe për nostalgjikët e “My Living”, programit në të cilin u rrit profesionalisht, kështu që çdo sukses i tij është nga pak edhe i yni.

Në kopertinën e dhjetorit të “Living”, ai do të shprehej: “Bashkëpunimi me revistën “Living” ishte një kartëvizitë për atë që më priste më vonë. “Layout”-in e çdo faqeje e shihja si diçka të lëvizshme, sepse të jetosh bukur nuk është thjesht një kornizim, por frymëzim, imagjinatë, aktivizim dhe vizion. Kjo u pasqyrua më pas në takimet javore me My Living. Ka qenë shtëpia ime dhe duket që më mësoi se si ta dua televizionin e t’i shërbej si një djalë i mirë familjes së madhe. Sot kam pak nostalgji, njëjtë si ajo shtëpia e fëmijërisë ku je rritur dhe kalon nga ajo rrugë për të parë lagjen apo ato imazhe që të bëjnë të ndihesh mirë, i gjallë!”.

Leave a Reply