Rezoluta për rritjen e koeficientit të pagave sot në Kuvend, AAK kërkon që të votohet

0
136

Sot me fillim në ora 10:00 vazhdon punimet Kuvendi i Kosovës ku si pikë e rendit të ditës pritet të jetë për votim rezoluta e propozuar nga AAK për rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro.

AAK, partia që ka inicuar këtë rezolutë, ka bërë thirrje që të votohet nga deputetët.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se votimi i kësaj rezolute është shumë i rëndësishëm duke marrë parasysh situatën ekonomike në vend.

“Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro.

– Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend;

– Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj;

– Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”. Deputet, mos kqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR”, ka thënë ai.

Gjatë ditës së sotme në rend të ditës do të jetë sërish Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian që dënon sulmin në Banjskë dhe Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës. /Reporteri

Leave a Reply