Rey Manaj lë Barcelonën për ekipin portugez

0
274

Rey Manaj drejt kampionatit portugez. Sulmuesi shqiptar, pjesë e Barcelonës B, pritet t’i bashkohet ekipit të Famalicãos sezonin e ardhshëm.

Klubi portugez, sipas medieve luzitane, ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për huazimin e sulmuesit 24-vjeçar shqiptar.

Në fund të sezonit, në fakt, Famalicao do të ketë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit. Sezonin e kaluar, me Barcelonë B, Rey Manaj luajti në 22 ndeshje dhe shënoi 14 gola në kampionat./SS

Leave a Reply