Reali, gati ta shes Hazardin për 35 milionë euro

0
381

Eden Hazard nuk është në planet e Real Madridit dhe mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Fichajes, Reali kishte shpresuar që ta shes yllin belg për 50 milionë euro, por tash është i gatshëm të heq dorë nga ai edhe për një shumë më të vogel, pra për  35 milionë euro.

Në fillim të këtij muaji, gazeta spanjolle “El Nacional” pretendoi se Madridi kishte refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh për Hazardin nga West Ham United. Newcastle dhe Evertoni kanë qenë gjithashtu të lidhur me ish-anësorin e Lille.

“El Nacional” pretendon se Hazard tashmë ka refuzuar një mundësi për t’u transferuar në “St James’ Park” me një kontratë fitimprurëse.

Leave a Reply