Orari i Operimit i Ndriçimit Publik në Kosovë a është i duhuri dhe i mjaftueshëm?

0
589

Kosova si vend mesdhetar në 8760 orë në vit, mesatarisht rreth 4100 orë mund të konsiderohen të jenë “natë” me nevoja të ndryshme për dritë artificiale, e cila merret nga sistemet e ndriçimit publik. Me ndriçim elektrik synohet, garantimi i sigurisë për trafikun e automjeteve për të shmangur aksidentet të cilat vijnë nga humbja shikimit të shenjave rrugore (sinjalistikës) në përgjithësi dhe rrugën në veçanti.

Për të siguruar vlerat minimale të ndriçimit për sigurinë në rrugët me trafik automobilistik, rrugë me qarkullim të përzier, sigurimi i ndriçimit publik në zonat e banimit, për këmbësorët, hapësirat publike të gjelbra, etj, janë miratuar rregulla të veçanta që përcaktojnë nivelet e ndriçimit sipas klasifikimit të zonës për t’u ndriçuar. Orët e funksionimit të sistemit të ndriçimit publik kontrollohen me reletë kohore astronomike të programuara për tërë vitin. Numri i orëve të punës vlerësohen të jenë 3650 në vit, bazuar në konsumin referent të energjisë elektrike (bazuar në faturat) dhe fuqinë e instaluar të sistemit.

Kërkesat për ndriçim për lloje të ndryshme rrugësh përcaktohen në Normën Evropiane CEN / TR 13201: 2009 Ndriçimi rrugor. Kërkesat për ndriçim ndryshojnë sipas klasave të një rruge varësisht prej përdoruesve dhe shpejtësisë së lëvizjes.
Rrugët në Kosovë janë me shpejtësi tipike drejtimi midis 30 dhe 60 km / orë dhe maksimalja nëpër auto-udhë nga 80 deri në 130 km/ orë. Përdoruesit kryesorë janë automjetet motorike, biçikletat dhe këmbësorët dhe është me shkallë normale të vështirësisë së ngasjes. Pjesa më e madhe e kyçjeve të auto-udhëve me ndriçim publik janë jo-funksionale shkaku i dëmtimeve të qëllimshme dhe vjedhja e kabllove dhe pajisjeve të ndriçimit. Mungesa e ndriçimit në këto pjesë paraqet problem të madhe për ngasësit, e cila mund të jetë fatale me jetë njeriu dhe dëme materiale.

Mund të konkludojmë se kemi mungesa të mëdha të ndriçimit publik të rrugëve të nivele të ndryshme, komunat dhe institucionet përgjegjëse duhet të investojnë shumë më shumë, dhe kësisoj të ulim numrin e aksidenteve të ndryshme dhe të ngrisim sigurinë e qytetarëve gjatë lëvizjes së tyre në orët e natës.

Në anën tjetër mund të ulim kohën e ndriçimit me rele automatik sipas sezonës, gjatë verës mund të zvogëlojmë kohën e ndriçimit për shkak të ditës më gjatë me dritë natyrale, e në sezonën e dimrit të zgjasim kohën e ndriçimit shkaku se kemi ditë më të shkurtër me dritë natyrale.

Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami GASHI – Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply