Ministria e Shëndetësisë sot ka furnizuar me pajisje të nevojshme mjekësore QKMF-në në Suharekë.
Pas kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për furnizim me pajisje për personelin shëndetësor drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, të enjten Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë është furnizuar nga depoja qendrore e MSH, me një kontigjent të pajisjeve të nevojshme.
Pjesë e këtyre pajisjeve është sasi dezinfektuesish, pajisje mbrojtëse për personel shëndetësor dhe një numër i konisderueshëm i maskave kirurgjikale, ka njoftuar drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.