Prizren, arrestohen 11 persona

0
403
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi ata nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëmbëdhjetë persona janë ndaluar në Prizren.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

· Rr. Adem Jashari, Prizren 12.05.2020-11:05. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Dragash, Prizren, 11.05.2020-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Fsh. Lubizhdë, Prizren, 12.05.2020-16:40. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Të dyshuarit pas intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-16:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit të dyshuarit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Fsh. Zojz, Prizren, 12.05.2020-15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Fsh. Zojz, Prizren, 12.05.2020-14:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Edi Durham, Prizren, 12.05.2020-21:35. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit të dyshuarit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-22:40. Njësiti policor kishte vërejtur se një lokal është i hapur dhe duke punuar. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply