Prizren, arresohet burri për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes

0
434
Foto: Ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prizren.

Policia njofton se ka arrestuar një person për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply