Po du

0
339

PO DU

Po du me të pa,
Me të thirrë me zâ,
E ti me fjalën e parë me më “sha”!

Edhe pse të njoha për njeri të fjalës
Kjo ishte hera e parë që ti “tradhëtove”!

Kur nga dritarja e dhomës së pritjes,
Pasi zgjate kokën ka oborri, më the:
Mirë se na paske ardh o “pis” në mëmdhe!

E unë kur thash se erdha me të marr për kafe ?!
Ti më the:
Me lalin veç nja dy tre ditë sa ta marr vetën,
Se do ikim me kismet ka mali e do ç’mallemi!

Vërtetë nuk shkuan dy-tre ditë, e ti ike!
Ike fshehuraz e pa u ç’mallë!

E unë i rrethuar me plot shok e miq,
Mbeta i heshtur e i pafjalë !

S’po kam më shok në mramje me u “përlah”
E në mengjes me u taku e mos me folë për dje !

Eh po …. !
Sikur të ishe i zakoshëm,
Si zakonisht do t’harroheshe si shumë të tjerë.

E di që s’ke qef me na pa tu mërzitë,
Por lotët vazhdojnë me na lagë jastakun !
E unë kur zgjohem n’mëngjes
Nuk e di a kam kajt a jam djersitë!

Aman,nuk ka ditë që se nisë dhe e mbyllë me ty
Pa të kujtu e me të thonë:
Mirëmengjes e natën e mirë .. …. !

Shkruan: Abdullah V. THAÇI

Leave a Reply